Eltjon Halimi: Jemi krah qytetarëve dhe artistëve

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, u braktis sot nga këshilltarët opozitarë (PD dhe LSI), kur u paraqitën dy akte. E para ka lidhje me Parkun Rinia dhe e dyta me Teatrin Kombëtar.

Në një reagim mbi këtë situatë, këshilltari i LSI-së, Eltjon Halimi, u shpreh se votat e LSI-së do të jenë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar dhe rikioskezimit të Parkut Rinia, pasi i cilësoi si vendime kriminale kundër interesave të artistëve dhe qytetarëve të Tiranës.

LSI deklaron se do te votojë çdo vendim për ndihmën ekonomike, por nuk mund të marrë pjesë në mbledhje me 6 mandate të pavlefshme. Do largohet nga salla dhe do shkojë pranë qytetarëve dhe artistëve të tubuar, përpara bashkisë duke qëndruar gjithmonë në krah të tyre në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe hapësirave publike”,-tha Halimi.

Nga ana tjetër, këshilltarë të opozitës u shprehën se: ”6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës”.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al