Eltjon Halimi: “Maturantët kanë nevojë për politika realiste”

Fjala e Kryetarit të Këshillitarëve të LSI-së në Bashkinë e TiranësEltjon Halimi në takimin e organizuar nga LRI me maturantët e Tiranës për Maturën Shtetërore. 

Duke uruar organizatorët, për këtë takim të frytshëm, në këndvështrimin tim nuk është thjesht një takim që mund të nxjerrë disa probleme ose shqetësime apo del me disa propozime. Është shumë e rëndësishme sepse bën që ata njerëz të cilët mund të marrin vendime, mund të ndikojnë në këto reforma ose mund të votojnë  të arrijnë të kuptojnë atë realitet që ndoshta brenda atyre zyrave qoftë brenda universiteteve ku merren vendimet apo brenda ministrive nuk arrijnë që ti kuptojnë nëse nuk kanë një kontakt të drejtpërdrejt me atë realitet i cili mund të jetë ndryshe. Shkurtimisht dhe me pika dua të flas për disa çështje që edhe maturantët i thanë. P.sh siç e dini të gjithë është e ndryshuar dhe është vendosur një mesatare 7 para 3-4 javësh pra 4 muaj para maturës shtetërore, pra është vendosur niveli 7 për ata maturantë që duan të shkojnë në degën e mësuesisë. Në pamje të parë duket sikur është një vendim i mirë që do të ndryshojë realitetin por ata të cilët e dinë se çfarë ndodh me mësuesit, ose çfarë ndodh me degët e mësuesisë e dinë shumë mirë që nuk e ndryshon kjo. Unë mund tu siguroj juve që 95% e maturantëve që vazhdojnë mësuesinë janë me mesatare mbi 8 ose mbi 8.5. Nuk është problemi te mesatarja 7. Nuk ka më maturantë me mesatare të ulët që shkojnë në mësuesi, problemi është që ata nuk dëshirojnë të vazhdojnë degën e mësuesisë sepse e njohin kalvarin që një mësues duhet të kalojë që nga dita që diplomohet deri ditën që fillon punë. Ai duhet të kalojë një vit praktikë, duhet të bëjë provimin e shtetit, më pas të hyjë te provimi i portalit dhe aty ngec. Është si një rrjet merimange, nuk është problemi që studentët e dobët shkojnë në mësuesi dhe ne po e ngremë mesataren po e bëjmë 7. Problemi është se ata e dinë që mësuesit kalojnë një kalvar të vërtetë dhe pastaj ngecin te rrjeta e merimangës. Ka studentë që kanë dalë të parët ose të dytët në portalin kanë qenë ekselentë dhe janë të papunë, punojnë në gjimnaze private. Kështu që është shumë e rëndësishme që ata që marrin vendime duhet të njohin realitetin që është. E dyta që u përmend këtu është këshillimi i karrierës. Unë ju them shpesh studentëve të vitit të parë që ju në moshën 18 vjeç merrni vendimin më të rëndësishëm të jetës suaj, zgjidhni degën që është e ardhmja juaj. Por a e dini ju se kush është punësimi në këtë degë? Prof. Luigji e përmendi që universitetet në maj duhet të shkojnë nëpër gjimnaze. Nuk mendoj që është kjo. Pse? Çdo universitet ka për të lavdëruar degën e tij por problemi është që shteti, strukturat, ministria e arsimit ose e punës, duhet të tregojë kush janë statistikat e punësimit për çdo degë. Vetë studentët pastaj e zgjedhin kush është dega që duhet të zgjedhë për të ardhmen. Një tjetër çështje janë librat, në pamje të parë kam qenë optimist që klasat e 10 dhe të 11 do kishin libra të përkthyer nga Oxford. E dini se çfarë ka ndodhur? Ka mësues, ka shkolla, ka klasa, dhe këtë e kam shumë të sigurt që bëjnë mësim me librat e vjetër. Pra kanë librat e rinj mbi bankë dhe bëjnë mësim me librat e vjetër sepse janë më të gjerë, janë më të sqaruar dhe kanë shembuj nga vendi ynë. Librat e Oxfordit janë shumë të mirë absolutisht por kanë shembuj për gjeografinë, për biologjinë, për mjedisin, për florën dhe faunën nga Amerika dhe Anglia. Dhe nuk njohin fare vendin tonë dhe siç tha dhe Prof. Shezo nuk fillojnë që nga fillorja. Ata kanë sistem tjetër ne kemi sistem tjetër. Dhe deri në klasën e 9 shkon me libra të tjerë dhe në klasën e 10 dhe 11 bën mësim me disa libra të tjerë që edhe mësuesi nuk e përtyp dot dhe pastaj ta japi dhe detyrohet punon fshehtas në thonjëza me  libra të vjetër. Dua të falenderoj Floidën dhe ekipin e saj e cila jo vetëm merret me organizimet dhe tryezat por është pranë studentëve dhe merret deri me rregullimin e orarit të një dege masteri që kishte problem.  Ka një traditë që duhet thënë, kryetarja Monika e theksoi unë vetë kam qenë i pranishëm te 15-katëshi, 13 vite më parë kur LRI me Erisa Xhixhon e filloi me shqetësimin e kartës së Bolonjës, ku bëri një tur në të gjithë Shqipërinë, vazhdoi më pas Kejdi dhe Monika ku pra 3 viteve kanë bërë një betejë epike për Maturën Shtetërore duke qenë sa në universitet sa në ministri duke qenë pjesë e atij koalicioni. 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al