Eltjon Halimi / Njësia nr.8 gjithnjë në vëmendjen e Këshilltarëve të LSI

Një prej këshilltarëve të Bashkisë Tiranë nga rradhët e Levizjes Socialistë për Integrim Prof.Eltjon Halimi ka qenë në terren sot, duke vëzhguar ecurinë e punimeve tek Njësia nr.8.

Sipas Z.Halimi, sot, në këto ditë të temperaturave tepër të larta, numri i sipërfaqeve të gjelbërta është drejt shtimit, por akoma duhet të rritet. Lidhur me këtë Grupi i Këshilltarëve të LSI është e vendosur për të shtuar duke rigjeneruar bimësinë e lulishteve dhe mbjellë pemë të reja në Njesinë 8!

“Falenderime për mbështetjen e Bashkisë Tiranë dhe punën e përditshme të palodhur të punonjësve”  – shprehet ai.

Në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” Prof.Eltjon Halimi përshkruan arritjet e deritanishme nga implementimi i zgjidhjeve që DPNr.1 e Bashkisë Tiranë ka investuar në Njësinë nr.8.

Postimi në “Facebook”:

“Sot, kur temperaturat kanë arritur në vlera tepër të larta dhe vendi po përfshihet nga i nxehti afrikan, është tepër e domosdoshme krijimi i kushteve lehtësuese për komunitetin e Tiranës.

Në këtë situatë emergjente, pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve dhe Këshilltarit të LSI në Bashkinë e Tiranës Prof. Asoc. Eltjon Halimi, u bë e mundur që në Njësinë 8 të rigjenerohet vegjetacioni dhe bimësia e lulishteve. Të mbillen pemë të reja në rrugët e kësaj njësie duke shtuar ndjeshëm hijen dhe uljen e temperaturave.

Shtimi i pemëve ndikon drejtpërdrejtë në uljen e gazeve ndotëse të automjeteve, si dhe pluhurit. Në fokusin e këshilltarëve të LSI, dhe jo vetëm por edhe të stafit të Njësisë Adminstrative 8 ka qënë përherë zgjidhja e kërkesave të banorëve për më shumë kushte dhe shërbime për rritjen e cilësisë së jetës.

Jo vetëm deri tani por edhe në të ardhmen ne do të vazhdojmë të kemi në qendër të angazhimit tonë publik krijimin e kushteve lehtësuese për çdo banor të Tiranës”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al