Eltjon Halimi: Papunësia dhe varfëria, boll me fasada, por duhen projekte reale për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Eltjon Halimi, në një intervistë të dhënë për televizionin “Faxnews”, është shprehur se  këshilltarët e LSI-së gjithnjë kanë mbrojtur interesat e qytetarëve të kryeqytetit dhe janë të vendosur ta bëjnë çdo ditë të punës së tyre.

Halimi mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak është bërë pa praninë e mediave. Çfarë ndodhi?

Ka qenë një mbledhje e thirrur në mënyrë urgjente. Ne patëm shqetësimin tonë, që nuk ishin mbledhur komisionet, gjë që ndodh gjithmonë. Çdo mbledhje e këshillit thirret 5 ditë para, ndërkohë që ne u thirrëm 24 orë para. Ishte një mbledhje, e cila kishte të bënte me kriteret e ndihmës ekonomike, me mënyrën e shpërndarjes së saj dhe fondit për kompensimin e energjisë elektrike.

Halimi, çfarë po ndodh me përfituesit e ndihmës ekonomike në Bashkinë e Tiranës? Jeni njoftuar me ndryshimet që ka bërë qeveria?

Jo, ne si anëtar të Këshillit Bashkiak, nuk kemi pasur ndonjë informacion për ndryshimet e skemës apo si do të ndodhë ajo në të ardhmen. Këshilli Bashkiak miraton kriteret të cilat kanë të bëjnë me atë ndihmë që jep bashkia.

Janë disa vendime që kanë dalë nga Këshilli Bashkiak dhe që janë të kontestueshme, midis tyre taksa e infrastrukturës për objektet që do ndërtohen me qëllim biznesi. Cili është qëndrimi juaj ndaj këtij vendimi?

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë gjë që u pasqyrua edhe në votën tonë kundër në Këshillin Bashkiak për ato argumente dhe shpjegime që ne i paraqitëm në mbledhje, dhe të cilat unë mund t’i listoj shumë shkurt. Ne, para rreth një viti e gjysmë, kishim marrë një tjetër vendim, që e kemi votuar pro për të pasur 8 për qind për taksën e të gjitha ndërtimeve. Na u paraqit një vendim në Këshillin Bashkiak për të kaluar një taksë 4 për qind vetëm për ndërtimet e zyrave dhe objekteve sociale, pra bizneseve, jo në të gjithë Tiranën, por në një pjesë të saj, ku përfshihet ish-Blloku dhe Bulevardi i Ri. Ne ishim kundër, sepse ne mendojmë se ky ishte një vendim në shërbim të oligarkëve dhe jo të qytetarëve. Si është e mundur që të ulet taksa 4 për qind vetëm për ndërtimin e zyrave ndërkohë që për apartamentet dhe për qytetarët e thjeshtë dhe familjet e reja kjo është 8 për qind? Po përse jo në të gjithë Tiranën? Përse duhet që ne të bëjmë ulje taksash për ndërtuesit dhe për bizneset vetëm në Bulevardin e Ri dhe në qendrën e Tiranës, ndërkohë që zonat e tjera si Lapraka, Kombinati ose Porcelani, të cilat dihet që kanë një çmim më të ulët për shërbimet sociale dhe për zyrat, të kenë një taksë 8 për qind. Ne këtu nuk mund të bëjmë atë vendim që kemi votuar më parë për të pasur një Tiranë policentër. Nëse ne kemi për të ulur taksat për zhvillimet e infrastrukturës dhe zyrave vetëm në qendër dhe duke mos e bërë këtë në të gjithë Tiranën, i bie të dalim në një situatë ku qendra e Tiranës do të jetë e zhvilluar kurse periferia e saj do të vazhdojë të degradojë edhe më shumë. Për këtë arsye grupi ynë i këshilltarëve dhe argumentet e saj dhe e votoi kundër këtë nismë. Në dijeninë time nisma nuk ka shkuar te perfekti.

Po për sa i përket prishjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të kullave në këtë zonë, cili do të jetë qëndrimi juaj si forcë politike?

Ne sapo të njihemi në Këshillin Bashkiak me projektin në fjalë, sapo të na vijë ajo pjesë e planit vendor ku ne duhet të japim vendimin, ne do të kryejmë dëgjesa sikurse kemi bërë edhe në të kaluarën, pasi një forcë politike apo edhe njerëzit që kanë si përfaqësues, pavarësisht nga eksperienca që kanë, asnjëherë ata nuk kanë një mendim i cili mund të jetë i specialistëve. Në momentin që do na vijë ky vendim ne do kryejmë konsulta dhe dëgjesa, qoftë me aktorë, specialistë, urbanistë, por edhe me qytetarë të Tiranës. Kjo, në mënyrë që të respektohet edhe ajo traditë 80-vjeçare e arkitekturë së Tiranës ashtu edhe në ndërtimet e reja.

Duke vijuar diskutimin sa i përket miratimit të skemës ekonomike, kreu i këshilltarëve të PD z. Çollaku,  tha se brenda dy ditëve do dilet me një konkluzion të qartë se çfarë qëndrimi do mbajë opozita pikërisht përballë Këshillit Bashkiak. Si e gjykoni ju këtë gjë? Keni arritur të takoheni dhe të dilni në një vendim?

Dialogu dhe biseda janë gjithnjë të pritshme mes forcave politike, pavarësisht nëse janë në opozitë apo në mazhorancë. Unë kam biseduar me kreun e Grupit të PD-së dhe ndajmë të njëjtat mendime, por në ditët në vijim ne do diskutojmë edhe brenda grupeve tona të këshilltarëve në mënyrë që të dalim në një vendim të pjekur dhe serioze. Ajo që është e rëndësishme për ne është të zbatohet procedura dhe ligjet për mbledhjen e këshillit bashkiak dhe çdo vendim të jetë në interes të qytetarëve. Koalicioni ynë është me popullin dhe përherë do i shërbejmë me vendimmarrje atyre.

A mund të dilni me vendime drastike, pra deri në djegien e mandateve tuaja?

Nuk mund të them se deri ku mund të dalim, por ajo që dua të shpreh është se duhet të dialogojmë dhe me përfaqësuesit e PS-së apo dhe të forcave të tjera. Çdo mbledhje në këshillin bashkiak duhet të jetë brenda procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Në lidhje me lejet e ndërtimit, a mendoni se janë dhënë shumë duke pasur parasysh atë çfarë ka premtuar z. Veliaj teksa kërkonte që të merrte votat e qytetarëve? Pra, që Tirana nuk do kishte ndërtesa, por do ishte  e mbushur me lulishte dhe pemë.

Është e rëndësishme që këto leje të ndërtimit të jenë brenda planit vendor për Tiranën të këshillit bashkiak. Nëse në vende të caktuara janë dhënë më shumë leje, ka pasur më shumë ndërtime dhe kjo ka qenë në dëm të sipërfaqeve të gjelbra. Padyshim që ne do mbajmë qëndrimin tonë. Ne para se të shkonim në atë votim kemi bërë dhe një dëgjesë me kryetarin e bashkisë dhe me specialistë. Unë dua këtu të përmend dhe një premtim, Kryetari i Bashkisë ka thënë se ka për të qenë në të gjitha mbledhjet e këshillit bashkiak i pranishëm, ndryshe nga paraardhësit e tij. Dhe ne kemi qenë dakord dhe e mbështesim këtë. Në mbledhjen e fundit nuk ka qenë i pranishëm kryetari i bashkisë, por nënkryetari. Jo se ligji nuk e lejon, por do ishte mirë në gjykimin tonë dhe në atë që ai ka premtuar që të ishte vetë i pranishëm. Në të gjitha rastet për lejet e ndërtimit, ose për ndërtimet në qendër të Tiranës, siç kemi mbajtur një qëndrim për taksën e bizneseve dhe zyrave, i njëjti do jetë qëndrimi dhe në të ardhmen për këtë çështje.

Kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se Veliaj është kthyer në një lavatriçe parash, duke vijuar dhe lejuar ndërtimin e pallateve shumëkatësh.

E rëndësishme është që të zbatohet plani vendor. Nëse ai plan vendor i cili është miratuar nga anëtarët e këshillit bashkiak, përfshirë edhe veten tonë, pas dëgjesave dhe konsultave, ai plan respektohet, ato koeficiente që ne kemi vendosur në mënyrë të detajuar për të gjitha zonat e Tiranës kanë për tu respektuar, atëherë kjo është një gjë e rëndësishme, se sa deklaratat apo komentet e tjera. Ne si anëtarë të këshillit bashkiak, në të gjitha rastet do marrim vendime që janë pro interesit të qytetarëve dhe asnjëherë vendime që shkojnë në interes të oligarkëve. Këtë kemi treguar jo vetëm tani, por edhe ne të kaluarën.

Mendoni se Bashkia e Tiranës ka qenë transparente në lidhje me dhënien e lejeve të ndërtimit?

Nuk është një çështje që e mbulon Këshilli Bashkiak. Këshilli Bashkiak mbulon planin rregullues vendor. Ne kemi kërkuar që Bashkia e Tiranës të jetë transparente për të gjithë planin vendor. Për këtë arsye unë mund të kthej në kujtesë që kur u miratua plani i përgjithshëm vendor ka qenë data 29 dhjetor dhe ne thamë që të rrimë një apo dy ditë që të sqarojmë çdo pyetje këshilltarëve dhe çdo shqetësim që vjen nga qytetarët dhe nuk shkuam direkt në votim. Qytetarët e Tiranës, grupet e interesit kishin shqetësime, paqartësi për planin rregullues për këto që ju thoni. Ne organizuam një dëgjesë ku disa gjëra u përmirësuan, dhe u morën në konsideratë. E rëndësishme është që ai plan rregullues që këshilli ka miratuar të respektohet.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al