Mblidhet samiti i BE për të arritur marrëveshje me Turqinë

Dy ditë vendimtare për BE-në dhe për mijëra emigrantë që janë në kushte të vështira. Samiti i BE-së që mbahet sot dhe nesër në Bruksel do të trajtojë krizën e emigrantëve si dhe një marrëveshje me Turqinë, për t’i kthyer të gjithë emigrantët pas. Parashikimet sipas analistëve janë të zymta. Udhëheqësit e BE do të takohen në një samit dy ditor në përpjekje për të finalizuar një marrëveshje me Turqinë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës emigrantëve. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk pranoi se ka shumë çështjeve që duhet të zgjidhen përpara se të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Plani i propozuar është që të gjithë emigrantët që vijnë në Greqi nga Turqia, të kthehen. Gjithashtu edhe vendet e BE-së duhet të marrin më shumë emigrant. Para samitit kancelarja gjermane Angela Merkel u kërkoi vendeve anëtare të BE-së për të bërë më shumë sa i përket krizës së emigrantëve. Kancelarja tha se përballimi i krizës deri në këto moment nuk e bën Europën me lavdi.

Vitin e kaluar, më shumë se një milion jerëz hynë në BE në mënyrë të paligjshme me anije, kryesisht duke shkuar nga Turqia në Greqi. Më shumë se 132,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi me anije deri më tani këtë vit, një rritje shumë e madhe krahasuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë analisti i BBC-së, Chris Morris thotë se arritja e një drafti përfundimtar ka shumë vështirësi.

Mbyllja e rrugës së ballkanit ka detyruar mijëra emigrant të rrinë në kushte të vështira në kampin grek në Idomeni. Një pjesë e tyre presin përfundimet e këtij samiti dy ditor, për të gjetur rrugën tjetër për mbërritjen në vendet e Evropës perëndimore.

E nëse ky samit përfundon pa asnjë marrëveshje, rreziku është që emigrantët që janë në Greqi të mësyjnë drejt Shqipërisë, për të kaluar më pas nga deti drejt Italisë.

( Burimi : Shqiptarja )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al