Është mbyllur me sukses operacioni i koduar “Basti”.

Gjatë këtij operacioni, është bërë i mundur arrestimi e 3 personave, pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu gjetën 8 doza (50 gramë) lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë dhe 2 doza (6 gramë) lëndë narkotike e dyshuar Kanabis Sativa, të cilën dyshohet se e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë :

-Nikolin Çipi, 42 vjeç,
-Sokol Shehu, 48 vjeç,
-Eduart Mino, 40 vjeç, të tre banues në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprimet e mëtejshme proceduriale.