Një shqipar është arrestuar në Modena bashkë me nje shtetas maroken pasi u kapën me një sasi konsiderueshme kokaine dhe hashashi.

Aksioni u zhvillua mëngjesin e së martës, ndërsa policia po mbante në vëzhgim një shtëpi në zonën e Via Fossamonda.

Agjentët konstatuan një makinë që mbërriti aty pranë dhe pronari i shtëpisë duke biseduar me shoferin duke i dhënë diçka.

Policia ndërhyri duke bllokuar makinën që drejtohej nga shqiptari Redjan Plaka, 25 vjeç.

Pas një kontrolli në shtëpinë e tij, policia gjeti. një nga qeset që përmbante kokainë, ndërsa tjetra ishte hapur dhe njeriu po priste ta paketonte atë.

Gjatë kontrollit Policia gjeto edhe dy kilogramë hashash, ku bëri edhe arrestimin e shtetasit Haddi Mounir, i lindur Marok, 44 vjeç.

Shqiptari u dërgua në polici ku nga dëshmia e tij u gjet një vend sekret, ku kishte fshehur më shumë se 1 kilogram kokainë dhe të paktën 40 mijë euro në para të gatshme.

Policia bën me dije se nëse kokaina do të dilte në treg do kapte vlerën e të paktën e 300, apo 400 mijë eurove, ndërsa rreth 10 mijë euro është vlera e hashashit.