Një 25 vjeçar nga fshati Shallë, Konispol është arrestuar nga policia pasi u kap duke i vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme një sipërfaqe toke.

Në pranga u vu shtetasi Sajmir Abdul i cili u kap në flagrancë  duke i vënë zjarrin një toke në vendin e quajtur “Haliqe” Shalë.

Zjarri ka dëmtuar rreth 7 Dynym vreshta-hardhi në pronësi të shtetasve A.Sh dhe B.Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.