Policia italiane ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, pasi akuzohet për shitje droge.

Bëhet fjalë për shqiptarin Ortis Çela, i cili jetonte prej disa kohësh në Acqui Nor, në Itali

Mediat italiane raportojnë se autoritetet e vunë të riun në pranga pas një telefonate anonime, e cila sinjalizoi makinën të dyshimtë pranë një supermarketi.

Pas kontrollit të makinës, 19-vjeçari refuzoi të tregonte identitetin dhe vendbanimin, por pas një sërë hetimesh policia e shtetit fqinj ushtroi kontroll në shtëpinë e Çelës.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 gram marihuanë të ndarë në doza, material për paketim, peshore dhe një dozë kokainë.

Prokuroria vendosi masën “arrest shtëpie” për 19-vjeçarin shqiptar.