Një grua është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj.

Sipas informacioneve, në pranga është vënë Shegë Bezolli, banuese në Kamenicë, pasi për motive të dobëta ka rrahur nusen e djalit.

Gjatë sherrit mes 48-vjeçares dhe 23-vjeçares me inicale, F.B.,  është dëmtuar edhe dera e një dhome të banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.