Endri Çekiçi nuk di të ndalet. Pas transferimit tek Olimpija Lujbljana pak muaj më parë, i-sh kapiteni i Shpresave ka arritur të bëhet protagonist.

Çekiçi shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në fitoren ndaj Partizanit të Beogradit, golin ai e shënoi në minutën e 77, me anë të një penalltie, e cila u godit në mënyrën e duhur nga lojtari “kuqezi” duke e çuar topin në rrjet.