Endrit Braimllari: 27 janari nuk është protestë e politikës, por e qytetarëve

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, në takimin me strukturat e Njësisë 1 Tiranë

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, në takimin e zhvilluar ditën e djeshme me strukturat e LSI në Njësinë numër 1 Tiranë, është shprehur se 27 janari, nuk është protesta e politikës, por e qytetarëve, e të rinjve dhe të rejave, që çdo ditë e më shumë po lënë Shqipërinë. Arsyeja për këtë gjë, thotë Braimllari, është qeveria e krimit, e cila nuk jep asnjë shpresë dhe mundësi. “Unë në fakt do doja t’u falënderoja të gjithëve ju, sepse vërtet Njësia 1 është një njësi e jashtëzakonshme për LSI dhe kam bindjen dhe besimin maksimal që do vazhdoj të njëjtën punë që kemi bërë në gjithë këto muaj. Klajda i radhiti disa arsye pse ne duhet të jemi në protestë më 27 janar dhe nuk i heq asnjë presje asaj që tha Klajda. Ne duhet të jemi të gjithë së bashku më 27 janar, por jo vetëm ne, shokët, miqtë, komshinjtë tanë, të gjithë banorët dhe qytetarët e Tiranës, sepse 27 janari nuk është protestë e politikës, por është protestë e qytetarëve. 27 janari është protestë e të rinjve dhe të rejave të këtij vendi, që çdo ditë e më shumë po lënë Shqipërinë, këtë e them me keqardhje, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij e krimit, e koncesioneve e oligarkisë, nuk jep asnjë shpresë, nuk jep asnjë mundësi këtu në vendin tonë”, thotë Braimllari. Më tej, deputeti i LSI thekson se kjo qeveri erdhi në pushtet me votat e krimit dhe të drogës, dhe jo nga të rinjtë dhe të rejat. “Nuk dëgjojmë ne të flitet nga Edi Rama për vende të reja pune për sa iu përket të rinjve dhe të rejave, thjesht mashtrime pa fund. Ja këtu kemi shumë të rinj dhe të reja, të jeni të bindur që po t’i pyesësh nuk i është ofruar ndonjë mundësi. Nuk ka ndonjë grant për të rinjtë, nuk ka shpresë, nuk ka besim. Nuk ofron asnjë mundësi, sepse kjo qeveri ka vetëm një ofertë. Është oferta e atyre që e sollën në pushtet dhe ata janë të bindur që nuk kanë ardhur në pushtet me votat e të rinjve dhe të rejave të këtij vendi. Nuk kanë ardhur në pushtet me votat e qytetarëve, por kanë ardhur duke deformuar votën e tyre, me paratë e pista të drogës, me krimin e organizuar, me oligarkët”, është shprehur Braimllari. Ai thekson se Shqipëria ka nevojë për alternativën e shërbimit të qytetarëve, të njerëzve të thjeshtë dhe familjeve të thjeshta dhe alternativën e shpresës dhe besimit ndaj të rinjve të këtij vendi. “Ndaj 27 janari le të jetë protestë e qytetarëve dhe gjithë të rinjve dhe të rejave të Tiranës, burra dhe gra nga Tirana të marrin pjesë dhe të jemi të gjithë atje bashkë për të protestuar. Ajo çka është e rëndësishme që kjo është protestë e gjithë qytetarëve. Do të jetë çdo gjë paqësore, ndaj të fillojmë nga sot te Njësia 1 në çdo derë, në çdo shtëpi për t’ju bërë thirrje që të na bashkohen, sepse do punojmë me mish e me shpirt për t’i sjellë Shqipërisë dhe Tiranës alternativën që ka nevojë. Alternativën e shërbimit të qytetarëve, e njerëzve të thjeshtë dhe familjeve të thjeshta të Tiranës, por edhe anembanë vendit dhe alternativën e shpresës dhe besimit ndaj të rinjve të këtij vendi”, përfundon Braimllari.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al