Endrit Braimllari: Deputetët dhe strukturat e LSI-së po ndjekin nga afër në terren situatën problematike, duke ofruar mbështetje dhe solidaritetin e tyre për qytetarët.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari në një deklaratë për shtyp u shpreh se situata në të cilën po kalon vendi është një emergjencë e përmasave kombëtare. Dëmet dhe pasojat janë shumë të rënda. Qytetarët po përballen me një situatë të jashtëzakonshme ndaj të cilës ndihen të pafuqishëm dhe pa mbështetjen e duhur.

Më poshtë deklarata e plotë:

Situata në të cilën po kalon vendi është një emergjencë e përmasave kombëtare. Dëmet dhe pasojat janë shumë të rënda. Qytetarët po përballen me një situatë të jashtëzakonshme ndaj të cilës ndihen të pafuqishëm dhe pa mbështetjen e duhur.

Hapi i parë do të ishte shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësisë natyrore, që do të thotë marrjen e plotë të përgjegjësisë nga ana e qeverisë për përballimin e situatës, por edhe detyrimet që rrjedhin pas qetësimit të kësaj situate.

Shprehim ngushëllime për familjen e punonjësit të OSHEE që humbi jetën në krye të detyrës duke sakrifikuar për qytetarët. Urojmë shërim të shpejtë për 2 punonjësit e tjerë të OSHEE që ndodhen aktualisht në spital.

Shprehim publikisht vlerësimin për pjesëtarët e forcave të armatosura, efektivët e policisë dhe në veçanti efektivët e ndërhyrjes së shpejtë, që po përballojnë këtë situatë në terren. Kemi ngritur shtabet tona në çdo Bashki të vendit për ndjekjen nga afër të situatës.

Të gjithë deputetët dhe strukturat e LSI-së po ndjekin nga afër në terren situatën problematike dhe vështirësitë e qytetarëve, duke i adresuar në Shtabet e Emergjencës, duke ofruar mbështetje dhe solidaritetin e tyre në këtë moment të vështirë.

Kjo ndjekje do të vazhdojë deri në përmirësimin e kësaj situate dhe informimi do të jetë i vazhdueshëm dhe në kohë reale.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al