Deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka qenë i pranishëm sot në ditën e 33-të të protestës së banorëve te ‘Unaza e Re’. Në një prononcim për media, Braimllari theksoi se Edi Rama po shkatërron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, duke rrjepur qytetarët e këtij vendi.

“Sot, Edi Rama ka dalë dhe ka vërtetuar katërçipërisht që është një mashtrues i ulët dhe ordiner do thoja sepse ka ardhur në fushatë i ka thënë që edhe Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk prishën. Dhe vjen dhe provokon, godet banesat dhe provokon qytetarët hapur”, thekson ndër të tjera

 Prononcimi i Deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në protestën e banorëve të Unazës së Re

Banorët janë në të drejtën e tyre sepse protestojnë për pronën e tyre, për shtëpinë e tyre që e kanë ndërtuar me gjak në këto 20 vite. Edi Rama kërkon ti shkatërrojë pronën private, Edi Rama kërkon t’i vjedh dhe t’i rrjepë, përmes një projekti hajdut. Përmes një projekti që shkatërron qytetarëve këtij vendi. Këto banorë janë të vendosur dhe do kenë mbështetjen tonë maksimale deri në fund. Sot më shumë se kurrë Shqipëria por dhe Tirana, po ndien revoltën qytetare  të ushtruar nga Edi Rama. Edi Rama ua ka sjellë qytetarëve aty ku nuk mban më. Sot protesta e studentëve që ka qenë tërësisht e tyre, është një mënyrë reflektimi, jo vetëm për deputetët dhe për ne por dhe për të gjithë qytetarët që të bëhen bashkë, të bashkohen bashkë, për të larguar njëherë e përgjithmonë Edi Ramën sepse Edi Rama është e keqja e këtij vendi.

Edi Rama po shkatërron njëherë e përgjithmonë Shqipërinë, sepse këtu hidhen 48 milionë euro për të mbushur xhepat e Edi Ramës, për të rrjepur këta qytetarë dhe nuk i hedh këto 48 milionë euro për arsimin shqiptar me qëllim që të edukojë brezat e së ardhmes, me qëllim që Shqipëria, të rrisë vërtetë të rinj dhe të reja që nesër ti shërbejnë këtij vendi. Ky ka vetëm një mision, të rrjepë, të vjedhë qytetarët, të mbushë xhepat e tij. Po të jeni të bindur që qytetarët,ashtu siç po qëndrojnë fort në Unazë të Re dhe kanë vendosmëri maksimale, dhe i shikoni që përditë këtu janë shumë e shumë qytetarë e banorë  të Unazës së Re sepse e drejta është në anën e tyre.

Sot, Edi Rama ka dalë dhe ka vërtetuar katërçipërisht që është një mashtrues i ulët dhe ordiner do thoja sepse ka ardhur në fushatë i ka thënë që edhe Enver Hoxha të çohet nga varri, shtëpitë tuaja nuk prishën. Dhe vjen dhe provokon, godet banesat dhe provokon qytetarët hapur. Ky është një kryeministër që nuk i do njerëzit, qytetarët e vendit të tij. Ky është një kryeministër antikombëtar dhe goditja e Edi Ramës do jetë tipike siç kanë marrë goditjen diktatorët më të mëdhenj anë e mbanë botës