Endrit Braimllari: Edi Rama me votën e parlamentit kërkon të shkatërrojë në mënyrë të ligjëruar Teatrin Kombëtar dhe të ndërtojë kullat e tij klienteliste.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar në Facebook kunder kryeministrit Rama për prishjen e Teatrit Kombëtar. Braimllari shprehet se kryeministri po përdor parlamentin për të hequr përgjegjësinë nga vetja.

“Sellja në parlament e ligjit me procedurë të përshpejtuar për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave klienteliste të Edi Ramës është shenja më e mirë se ky kryeministër do të heqë çdo përgjegjësi nga ana e tij. “-shkruan Braimllari

Më poshtë statusi i plotë:

Sellja në parlament e ligjit me procedurë të përshpejtuar për prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave klienteliste të Edi Ramës është shenja më e mirë se ky kryeministër do të heqë çdo përgjegjësi nga ana e tij.

Me votën e parlamentit kërkon të shkatërrojë në mënyrë të ligjëruar të vetmin Teatër Kombëtar dhe të ndërtoj kullat e tij klienteliste. Kjo përpjekje e Edi Ramës tregon dhe njëherë kulturën e tij diktatoriale që vetëm me votat e Rilindjes kërkon të ligjërojë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Rilindja nuk do hyjë në histori vetëm për kriminalizimin e vendit, varfërinë, emigrimin e të rinjve, pasigurinë dhe korrupsionin, por dhe për shkatërrimin e kulturës e të vetmit Teatër Kombëtar me ligj.

Kjo tregon, natyrën diktatoriale të Edi Ramës i cili për çdo gjë bën një fajtor dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.

Fajin e ka populli, fajin e kanë artistët dhe nesër kur të prishet Teatri Kombëtar me ligj dhe të ndërtohen kulla klienteliste do thotë fajin e ka Kryetari i Bashkisë dhe deputetët e mi që e votuan këtë ligj në parlament.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al