Endrit Braimllari: Edi Rama rinis gjyqin politik ndaj Dashamir Xhikës

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari me anë të një statusi në Facebook ka reagur mbi arrestimin e ish-zyrtarit Dashamir Xhika. Sipas Braimllarit ky arrestim është krejtësisht politik dhe se Edi Rama po e përdor sistemin e drejtësisë për të dënuar opozitën.

Më poshtë keni statusin e plotë:

Edi Rama rinis gjyqin politik ndaj Dashamir Xhikes?!
Pasi ka perdorur cdo mekanizem per te kapur drejtesine, Edi Rama risjell sot para cdo shqiptari modelin e gjyqeve politike. 
Edi Rama, pasi nuk arriti dot me ushtaret e tij ne prokurori dhe polici te faktoje pergjegjesine ndaj Dashamir Xhikes, ka kerkuar sot po ne menyre te paligjshme me urdher politik nga prokuroret e krimive te renda arrestimin dhe burgimim e tij. Po nga kjo prokurori qe heshti per ekstradimin e Nezer Seitaj, qe perfshihej ne dosjen e ish ministrit Tahiri, kjo prokurori e cila duhet te filloj urgjent hetimin per ministren e drejtesise, prokurorin e pergjithshem dhe te gjithe funksionaret e perfshire ne ekstrarimin e Nezar Seitaj.
Duhet te nis hetimet per kryebashkiaket e Edi Rames, te perfshire ne pergjime me krimin e organizuar.
Kjo prokurori qe nuk heton ministrin Gjiknuri per 640 milion eurot e CEZ te bere publike nga KLSh. Kjo prokurori qe nuk merret me trafikantet e droges dhe gjithe kupolen e policise se shteti te perfshire ne kete trafik.
Edi Rama po perdor prokurorine per gjyqe politike dhe ky eshte fundi i drejtesise.
Tani i mbetet popullit dhe qytetareve te ketij vendi te vendos drejtesine per Edi Ramen, shpuren e tij dhe prokuroret e perdorur prej tij.

Burimo: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al