Endrit Braimllari: I vetmi person që kërkon të bllokojë reformën në drejtësi është Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, njëkohësisht dhe deputeti i saj Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se Kryeministri ka përdorur të gjitha instrumentat në duart e tij për të kapur reformën në drejtësi pasi ai ka frikë nga një drejtësi e paanëshme që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë.

 Më poshtë postimi i plotë:

I vetmi person që kërkon të bllokoj reformën në drejtësi është Edi Rama.

Përfshirja e tij dhe e ministrave të tij në trafikun e lëndëve narkotike tanimë është fakt ndërkombëtar.
Kryeministri ka përdorur të gjitha instrumentat në duart e tij për të kapur reformën në drejtësi pasi ai ka frikë nga një drejtësi e paanëshme që i trajton të gjithë në mënyrë të barabartë.

Rilindja del dhe bën moral sot për ngjarjet në parlament. Por, harrojnë kohën kur ishin në opozitë dogjën instuticionet, kthyhen parlamentin në arenë boksi, dhunuan forcat e policisë së shtetit dhe mbajtën peng integrimin europian duke bojkotuar turpshëm parlamentin dhe ligjet e nevojshme për t’iu afruar më shumë familjes europiane. Këta që sot shtiren turpshëm sikur mendojnë ditë e natë për hallet e shqiptarëve, janë vetëm përfaqësues të korrupsionit konçesionar që ka varfëruar vendin, të drogës që ka mbushur Shqiperinë dhe Europën, të dyfytërsisë dhe janë përgjegjës pse shqiptarët sot jetojnë më keq, të papunë, të pashpresë!

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al