Endrit Braimllari: “Krimi i organizuar mban peng kryeministrin!”

Menjëherë pas raportimit të strukturave të Policisë italiane lidhur me shkatërrimin e një grupi të strukturuar që shpërndante lëndë narkotike dhe armë, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Z.Endrit Braimllari.

Mëposhtë keni reagimin zyrtar të deputetit Braimllari në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”:

“Pse hesht kryeministri pas arrestimit të Habilaj?

Policia italiane raporton për shkatërrimin e një grupi të strukturuar që merret me trafikun e lëndëve narkotike dhe armëve. Ndër të arrestuarit është dhe një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, besnik i Edi Ramës. Gjithë shqiptarët i kanë të freskëta fotot e Habilaj me drejtorët e Policisë së Vlorës. Kjo është prova e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar. Ishin këto grupe të strukturuara kriminale që me paratë e krimit dhe pjesëmarrjen e tyre deformuan vullnetin e shqiptarëve. Krimi i organizuar e mban peng kryeministrin. Ai nuk ndahet dot nga këto grupe kriminale sepse është i zhytur kokë e këmbë. Kjo është lidhja e Rilindjes me krimin e organizuar”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al