Endrit Braimllari: Kryeministër qesharak dhe arrogant, i papërgjegjshëm dhe mashtrues në raport me shqiptarët.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një statusi të gjatë në Facebook kundër kryeministrit Rama dhe deklaratave të tij mbi vendimin për hapjen e negociatave. Ai shkruan se ka vetëm një përgjegjës për mos çeljen e negociatave dhe ai është Edi Rama.

Më poshtë statusi i plotë:

Kryeministër qesharak dhe arrogant, i papërgjegjshëm dhe mashtrues në raport me shqiptarët.
Negociatat nuk janë çelur më 28 Qershor, por vendimmarrja është shtyrë me një vit dhe me më shumë kushte në raport me Shqipërinë. Sot shqiptarët po përballen me një Kryeministër të çekuilibruar, i cili e shkatërroi njëherë e përgjithmonë këtë vend. Ka vetëm një përgjegjës për mos çeljen e negociatave. Ai është Edi Rama. Nuk mundet Europa t’i japi dritën jeshile një Kryeministri, i cili nuk do pikësëpari popullin e tij. Ky Kryeministër antikombëtar është i kapur nga krimi i organizuar, trafiku i lëndëve narkotike dhe drogërave të forta. Sot kufijtë shqiptarë janë më të pasigurtë se kurrë, sepse të gjithë jemi dëshmitarë sesi fiken dhe ndizen radarët e kufirit me urdhër politik për të favorizuar trafikantët. Sot Shqipëria është më e varfër se kurrë, dhe nuk ka asnjë plan të këtij kryeministri për uljen e normës së papunësisë për hapjen e vendeve të punës. Nuk flet ky Kryeministër për qytetarët e këtij vendi që me zor nxjerrin bukën e gojës. Ky dhe oborrtarët e tij nuk i kuptojnë qytetarët, sepse janë larg tyre.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al