Endrit Braimllari: Kryeministër trafikant dhe plaçkitës i pronës publike.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër kryeministrit Rama, ku shprehet se sot Shqipëria është më e pasigurtë sepse ashtu i duhet këtij hajduti kombëtar me qëllim që të favorizojë krimin e organizuar prej të cilit nuk ndahet dot

Postimi i plotë:

Kryeministër trafikant dhe plaçkitës i pronës publike.

Shqipëria lajmi kryesor për trafikimin e lëndëve narkotike kësaj here në mes të ditës. Kapen 1 ton Kanabis në brigjet e Italisë!

Prej ditësh kemi denoncuar mungesën e sigurisë së kufijve Shqiptar, radarët që fiken dhe ndizen me urdhër politik të Edi Ramës për të favorizuar krimin e organizuar. Ky kryeministër çdo ditë e më shumë po e ben Shqipërinë lajmin kryesor në Europë për eksportimin e krimit të organizuar, për trafikimin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta, për mungesën e sigurisë në porte dhe aeroporte dhe në çdo pikë kufitare.

Sot Shqipëria është më e pasigurtë sepse ashtu i duhet këtij hajduti kombëtar me qëllim që të favorizoj krimin e organzuar prej të cilit nuk ndahet dot

Kanabizimi i vendit, trafikimi i lëndëve narkotike dhe drogërave e të forta, pastrimi i parave të drogës duke vjedhur pronën publike për të ndërtuar kulla kriminale dhe klienteliste janë projekte politike të këtij Kryeministri.

Ky ka një plan antikombëtar, plaçkit pronën publike, trafikon lëndë narkotike dhe pastron paratë e drogës. Ky dhe hajdutët e tij pasurohen, shqiptarët varfërohen.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al