Endrit Braimllari: Kryeministri duhet të shpallë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme

Deputeti I LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku është shprehur se Kryeministri duhet të shpallë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme. Braimllari ka qenë ditën e sotme në Golem të Kavajës duke e parë situatën e rënduar nga afër dhe është shprehur se përfaqësuesit e mazhorancës të mos vijnë këtu vetëm për të bërë show në fushatë.

Më poshtë reagimi i plotë:

Kryeministri duhet të shpallë sa më parë gjendjen e jashtëzakonshme.
Në Golem të Kavajës situata është shumë e rëndë. Përfaqësuesit e mazhorancës të mos vijnë këtu vetëm për të bërë show në fushatë. Sot më shumë se kurrë banorët e Golemit dhe të gjithë Shqipërisë kanë nevojën e Shtetit, kanë nevojën e ndihmës reale. Kryeministri të fillojë duke shpallur menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al