Endrit Braimllari: Kryeministri i drogës dhe i varfërisë del sot para artistëve dhe bën moral

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari me anë të një statusi në Facebook ka reaguar mbi takimin informuaes mbi projektin e teatrit të ri që ka zhvilluar kryeministri Rama me artistët. Sipas Braimllarit Rama, të cilin ai e cilëson si kryeministri i drogës dhe i varfërisë, u ka bërë moral artistëve.

Braimllari shkruajti se i vetmi interes i Ramës janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës.

REAGIMI I PLOTË:

Kryeministri i drogës dhe i varfërisë del sot para artistëve dhe ben moral. Justifikohet për çdo gjë, por harron që ka qenë dhe është Kryeministër dhe mban përgjegjësi për këtë keqqeverisje. Mban përgjegjësi për varfërinë që po e mbyt çdo ditë e më shumë Shqipërinë. Artistët nuk kanë nevojë për show por duan kushte më të mira, rrogë më të lartë dhe përkrahjen e shtetit. Artistët duhet të trajtohen me dinjitet nga shteti sepse janë krenaria e kombit, por këtë Kryeministri i varfërisë dhe drogës nuk e ofron dot.

I vetmi interes i këtij Kryeministri janë oligarkët e kullave dhe trafikantët e drogës.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al