Endrit Braimllari: Nuk ka falangë krimi që na ndalon. Beteja sapo ka nisur

Policia e Tiranës njoftoi sot se në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka nisur procedim penal për 10 deputetët. Deputetët e proceduar penalisht janë 6 të PD dhe 4 të LSI-së, përfshirë dhe kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi.

Mes politikanëve që janë proceduar penalisht është dhe Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

I pyetur nga “Koha Jonë” për akuzën e ngritur nga Policia, deputeti Endrit Braimllari thotë se nuk është njohur zyrtarisht me asnjë dokument zyrtar për këtë procedim. Ndërsa shton se cilado qofshin inskenimet e pushtetit kundër opozitës, LSI-në dhe opozitën nuk ka forcë që ta ndalojë.

Nuk jam njohur zyrtarisht për procedimin penal. Nuk ka falangë të krimit dhe drogës që na ndalon në rrugën tonë në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe Kushtetutës së vendit.  Ne nuk do lejojmë instalimin e diktaturës në vend. Do vazhdojmë betejën tonë në çdo cep të Shqipërisë për të çliruar Shqipërinë nga një moster i cili kërkon të marrë peng mundin dhe djersen e çdo shqiptari të ndershëm”,- tha Braimllari për “Koha Jonë”.

Deputeti Braimllari thotë se kapja e institucioneve të drejtësisë është pjesë e projektit të kryeministrit Edi Rama për të instaluar përfundimisht shtetin e drogës.

Kapja e çdo institucioni i dhe shkatërrimi i Kushtetutës i duhet Ramës për të instaluar përfundimisht shtetin e drogës duke filluar me shkatërrimin e familjes dhe nëse nuk vazhdojmë betejën tonë, fëmijët e shqiptarëve do të kthehen në spacator droge, sepse këtë kërkon të instalojë Edi Rama”,- shprehet Braimllari.

Duke falënderuar  mbështetësit dhe simpatizanët që ishin dje në protestën para Parlamentit, Braimllari garanton e beteja e fortë opozitare kundër qeverisë sapo ka nisur.

Dua të falenderoj ato mijëra mbështetës që me kurajë dhe vendosmëri na mbështeten në rrugën tonë për të mbrojtur Kushtetutën e vendi. Ju siguroj që beteja sapo ka nisur dhe do të jetë e pandalshme deri në vendosjen e shteti të së drejtës”,- tha deputeti i LSI-së, Endri Braimllari.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al