Endrit Braimllari: Oligarkët e Ramës pushtojnë administratën publike. Rama dhunon Ligjin e Shërbimit Civil

Fjala në Kuvend e Sekretarit të Përgjithshëm të  LSI-së, Endrit Braimllari

Të nderuar kolegë. E nderuar drejtuese e seancës. Projektligji për ‘Ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë për Mbrojtjen Shoqërore’, sigurisht që jemi pro, pasi është në ndihmë të shqiptarëve, por ajo çfarë duhet të bëjmë ne është të lobojmë vazhdimisht që marrëveshje të tilla të kalojnë më shpesh me qëllim që shqiptarët të kenë më shumë përfitime të tilla. Ajo çfarë shoh unë me shqetësim përsa i takon qeverisjes së vendit ka të bëjë kryesisht me fillimin e një muaji të vështirë për shqiptarët, pasi ky muaj që do të vijë do të sjellë shtimin dhe rritjen e disa taksave për qytetarët shqiptarë. Trefishimi i taksës së banesës është një taksë, e cila varfëron gjithmonë e më shumë shqiptarët dhe krijon një konfuzion të jashtëzakonshëm në shoqëri, pasi jo vetëm është një taksë që shton barrën e tyre, por është një taksë, e cila nuk është e qartë për opinionin publik. Nga ana tjetër, përfshirja në TVSH e biznesit të vogël krijon një problem përsa i përket zhvillimit të ekonomisë, pasi shumë biznese do të falimentojnë, vende pune do të mbyllen. Nga ana tjetër, ato biznese që do të mbijetojnë do të pasojnë rritjen e çmimit të produktit. Kjo do të sjellë më shumë varfëri për qytetarët, pasi ky Kryeministër që drejton sot këtë qeveri, nuk ka asnjë vizion, asnjë qëndrim përsa i takon zhvillimit të ekonomisë, sepse ai zhvillimin e ekonomisë e ka të qartë, e ka ndarë me oligarkët, e ka ndarë me oborrin e tij, por jo për shqiptarët. Atë term që ne e dëgjojmë çdo ditë dhe laborohet me të madhe, ‘bashkëqeverisja me qytetarët’, nuk është më e tillë, sepse në realitet nuk ka një bashkëqeverisje me qytetarët. Ka një bashkëqeverisje me oligarkët, ku çdo projektligj që vjen në Parlament, edhe përsa i përket Këshillave Bashkiak ku këto drejtojnë baskitë, hartohet dhe ideohet në zyrat e oligarkisë. Dhe ky është shqetësimi më i madh që po kalojnë sot shqiptarët, ndaj ne e shohim si shqetësuese, sepse kjo nuk është qeveria e shqiptarëve, por një qeveri, e cila mbron interesat e një shtrese të caktuar.

Administrata publike

Nga ana tjetër, dua të ndalem tek një fenomen i jashtëzakonshëm që po ndodh me administratën publike. Laboroj këtë qeveri me të madhe që suksesi i saj do jetë pastrimi i administratës publike dhe largimi i të paaftëve nga puna me qëllim që të kemi një institucion në shërbim të ligjit, e cila është larg politikës dhe më afër qytetarëve. Duhet të ketë një administratë publike në nivel evropian, ku Bashkimi Evropian ka investuar jashtëzakonisht, por tanimë nga ana tjetër, siç është traditë e këtij kryeministri, që mashtron çdo ditë e më shumë shqiptarët, që propaganda e tij e pisët hidhet mbi shqiptarët e thjeshtë në ato njerëz që me mund e me djersë kanë ndërtuar jetën në këtë vend, ka sjellë një shkatërrim total të administratës publike. Po t`i referohesh emërimeve që ky bën, janë në kundërshtim me ligjin dhe sigurisht shumë premisa kryeministri nuk i mban sepse nuk pyet asnjë ministër, por emëron vetë. Mjafton që t`ia servirë ndonjë oligark, asgjë tjetër. Si sekretar i përgjithshëm i LSI, i kam dërguar një shkresë departamentit të administratës publike mbi emërimet e kryera në pozicion të rregullt TND, duke specifikuar aktin e emërimeve në institucionet ku është emëruar. Administrata publike më ka kthyer përgjigje me një listë të gjatë të individëve që rezultojnë fitues. Nga ana tjetër, në këtë listë janë disa drejtues që nuk ekzistojnë fitues dhe ata janë emëruar në kundërshti me ligjin. Sigurisht që nuk do iu them të gjitha emrat, por po shprehem shumë qartë që këto persona janë emëruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri, duke dhunuar ligjin e shërbimit civil. E cilësoj atë ligj që Bashkimi Evropian ka investuar në vendin tonë, por përse janë bërë këto? Këto janë bërë sepse këto persona menaxhojnë miliona euro fonde nga Bashkimi Evropian, por më absurdja është që këto persona nuk kalojnë konkursin e TND-së. Pra, stafi i tyre është i gjithë në shërbim civil, këta vetë kanë gati 8 muaj që nuk e kalojnë dot sepse dikush nga paaftësia, dikush që nuk njeh ligjin, sepse vetëm një ligj ka sot në administratën publike. Ajo është thënia e çdo drejtuesi që thotë qartë te punonjësit, që ligji jam unë dhe Edi Rama. Kjo është shëmbëlltyra e administratës publike. Ndaj ju bëj thirrje të jeni të kujdesshëm në emërimet e këtyre individë, sepse jo vetëm sot por dhe në ditët në vazhdim ne do bëjmë publike emra të tjerë të drejtuesve të cilët në kundërshtim me ligjin janë emëruar, sepse po shkatërrohet administrata publike dhe po kthehet tërësisht në administratë politike. Unë e kuptoj që ju politike e keni. Sepse ky është qëllimi juaj i të qenurit parti-shtet. Që çdo gjë ta bëjë partia. Çdo gjë ta bëni ju. Por kursejani shqiptarëve shoun tuaj mediatik. Thojuani troç, po do emërojmë këtë person sepse ligjet i bëj unë, sepse kështu dua unë. Sepse kështu është vullneti i këtij kryeministri. Nga ana tjetër, ne do përballemi me çdo person i cili tenton të shkelë ligjin, duke filluar nga kryeministri vendit. Sepse është absurde që një institucion ku duhet të ketë marrë gradën e trupës së lartë drejtuese, drejtuesi i institucionit nuk e posedon atë. Dhe është emëruar në atë pozicion pune me ligjin e 2007. Kur ndërkohë, ligji i 2013 dhe po VKM e këtij kryeministri e përcakton qartë se si duhet të emërohen këto persona. Personat të cilët i përkasin shërbimit civil, duhet të kryejnë konkursin, duhet të jenë fitues në konkurs dhe më pas të marrin emërimin. Nuk emëron më Kryeministri, por emërimi kalohet nëpërmjet Departamentit të Administratës Publike. Ju këtë emërim e keni bërë në kundërshtim me ligjin dhe unë e kuptoj që ju nuk e njihni ligjin. Sepse ndaj duhet të kapni drejtësinë, ndaj duhet që të kapni çdo sistem në këtë vend për të bërë atë çka ju doni. Por ne nuk do ju lejojmë, sepse shqiptarët e ndershëm të këtij vendi janë të vetëdijshëm, janë shumë të qartë me atë çka po bëni ju. Ju keni humbur ndjesinë sociale, dhe e keni futur shoqërinë në një kolaps të jashtëzakonshëm, ku me mijëra të rinj largohen nga vendi.

Largimi i shqiptarëve

Arsyeja përse largohen nga vendi është pabarazia sociale që ju krijoni, mungesa e një sistemi arsimor, korrupsioni por mbi të gjitha mungesa e meritokracisë, në mundësi punësimi dhe në atë çka ato përfaqësojnë. Nëse jemi të gjithë për të pasur një administratë publike në shërbim të shqiptarëve hajde të punojmë të gjithë për ta bërë këtë gjë, por jo bëjmë shou mediatik dhe nga an tjetër emërojmë njerëz në kundërshtim me ligjin. LSI po e ndjek nga afër këtë situatë. Dhe jo vetëm unë si deputet por i gjithë grupi i LSI është në gatishmëri mbi këtë situatë që po kalon vendi. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi në krah të BE, jo vetëm për vlerat që mbart, por për atë që të gjithë së bashku kemi rënë dakord, zbatimin e ligjit të shërbimit civil.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al