Endrit Braimllari: Rama nuk përfaqëson interesat e qytetarëve por interesat e narkotrafikantëve!

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëkohësisht dhe Deputeti i saj Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ku është shprehur se Edi Rama duhet të largohet një sekondë e më parë.

Më poshtë reagimi i plotë i Braimllarit:

Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kanabizimit të Shqipërisë. Kanabizimi i Shqipërisë është projekt i tij politik. Është tërësisht i kapur nga krimi i organizuar dhe trafikantët e lëndëve narkotike, tani nuk ka se çfarë të bëjë më shumë përveçse të shesë bashkëpunëtorët e tij për të mbrojtur veten. Edi Rama të lërë presionet mbi drejtësinë. Drejtësia të bëjë punën e vet. Edi Rama duhet të largohet një sekondë e më parë. Ai nuk përfaqëson interesin e qytetarëve por interesi i tij janë narkotrafikantët.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al