Endrit Braimllari: Shalsi, firmëtari i ligjit të plehrave, nuk mashtron dot askënd

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, ka reaguar ashpër ndaj ironizimeve që deputeti socialist Eduard Shalsi ka përdorur në drejtim të ish-aleatit strategjik të PSsë, LSI. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braimllari shkruan se Shalsi, ky firmëtar i ligjit të plehrave, nuk mund të mashtrojë askënd. Sekretari i Përgjithshëm i LSI shprehet se Shalsi e ktheu Shqipërinë në gropë mbetjesh të rrezikshme dhe se aroma e plehrave, që ai do të sjellë në Shqipëri, është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumuar me aromat mavi të Rilindjes. Shalsi, thotë Braimllari, kutërbon si plehrat, sepse për to mendon e jeton. “Shalsi, ky kryefirmëtar i ligjit të plehrave, i kthimit të Shqipërisë në gropë mbetjesh të rrezikshme, nuk mund të mashtrojë më askënd, sepse aroma e plehrave që ai do të sjellë në Shqipëri është aq e rëndë sa nuk ka erë tjetër që mund të mbulojë, qoftë edhe e parfumuar me aromat mavi të Rilindjes! Shalsi kutërbon si plehrat se vetëm për plehrat mendon, punon, jeton dhe rruan para… “, shkruan Brahimllari.

(Integrimi,al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al