Endrit Braimllari: Shqipëria në krizë të thellë, Rama duhet rrëzuar një orë e më parë

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaruar për Report Tv se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar një orë e më parë.

Më tej ai tha se LSI ka raportuar 24 mijë pjesëmarrës në protestën e opozitës, pa llogaritur mbështetësit e Tiranës, të cilët sipas tij mbajnë peshën kryesore të kësaj proteste.

Braimllari thekson se ky është një raportim i strukturave të LSI, pa bërë llogaritë e qytetarëve dhe simpatizantët e Tiranës.

“Protesta do jetë masive, shumë herë më e madhe se në 27 janar. Ne do të mblidhemi të gjithë së bashku në 10:30 te hotel Dajti dhe do t’i bashkohemi opozitës së bashkuar.

Sot Shqipëria është në krizë të thellë, në 27 protestuam për disa të drejta themelore të shqiptarëve, për krimin e organizuar, taksat e larta, të rinjtë dhe të rejat që largohen çdo ditë, ne prisnim që qeveria të reflektonte, që të ndërmerrte reforma, por qeveria nuk ka reflektuar, varfëria është më e madhe, papunësia është edhe më e madhe. Janë 4 protestues të Kukësit të cilët mbahen në burg, kjo qeveri kërkon t’i mbyllë gojën opozitës, por kjo nuk do të ndodhë.

Sot protestojmë kundër një kryeministri që ka mbjellë krim dhe varfëri, është bërë rrezik kombëtar për shqiptarët, sepse Edi Rama i largoi të rinjtë nga ky vend, futi në krizë Shqipërinë. Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të qeverisë. Është Edi Rama që po shkatërron vendin dhe duhet rrëzuar një orë e më parë nga vendi që mban”, ka deklaruar Braimllari.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al