Endrit Braimllari: Shqiptarët po përballen çdo ditë me një kryeministër të papërgjegjshëm, arrogant dhe pa vizion.

Deputeti dhe njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku shprehet se nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve. Të rinjtë e vendit si shpresë të vetme shohin largimin nga vendi.

Më poshtë statusi i plotë:

Shqiptarët po përballen çdo ditë me një kryeministër të papërgjegjshëm, arrogant dhe pa vizion.

Sot deklaroi se do të punësojë të rinjtë. I ka ngelur “do të ” ka 10 muaj që thotë “do të ” ndërkohë nuk ndërmerr asnjë reformë në vend. Nuk ka asnjë politikë konkrete për punësimin e të rinjve. Të rinjtë e vendit si shpresë të vetme shohin largimin nga vendi sepse ky kryeministër gënjeshtar merret vetëm me “do të”. Është i paaftë dhe pa vizion për ti shërbyer të rinjve të Shqipërisë. Ky vazhdon me “do të ” ndërkohë Shqipëria zhytet çdo ditë e më shumë në varfëri.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al