Endrit Braimllari: Vendi po përballet çdo ditë e më shumë me mungesën e sigurisë publike për shkak të papërgjegjshmërisë së një Kryeministri hajdut.

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një statusi në Facebook kundër kryeministrit Rama. Braimllari shprehet se Kryeministri i lidhur me krimin e organizuar e ka futur vendin në kolaps dhe në mungesë të sigurisë publike.

Më poshtë statusi i plotë:

Vendi po përballet çdo ditë e më shumë me mungesën e sigurisë publike për shkak të papërgjegjshmërisë së një Kryeministri hajdut.

Kryeministri i lidhur me krimin e organizuar e ka futur vendin në kolaps dhe në mungesë të sigurisë publike. Ky Kryeministër nuk e ka mendjen tek qeverisja vendit por instaloi në vend një herë e përgjithmonë krimin e organizuar.

Sot Shqipëria është më e pasigurt në porte dhe aeroporte, në çdo pikë kufitare, ku grupet kriminale të motivuara nga ky Kryeministër po bëjnë kërdinë në transportin e lëndëve narkotike dhe drogërave të forta.

Ky Kryeministër e ka destabilizuar vendin për shkak të lidhjes së tij me krimin e organizuar. Shqiptarët kanë përballë një Kryeminister hajdut dhe trafikant. Të gjithë bashkë për të larguar këtë fatkeqësi kombëtare.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al