Uragani i fuqishëm Michaelpritet të arrijë në brigjet e Floridas gjatë ditës së mërkurë, duke detyruar evakuime masive në shtetin jugor amerikan. Pasi ka arritur në kategorinë e tretë dhe me fuqi të erës deri më 201 kilometra katrorë, Michaelpritet të fuqizohet edhe më shumë kur të arrijë në Florida, kanë paralajmëruar meteorologët.

Më shumë se 370 000 persona janë urdhëruar të evakuohen nga ky shtet. Florida, Alabama dhe Georgia kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Si pasojë e këtij uragani është raportuar se të paktën 13 persona kanë vdekur në Amerikën Qendrore. Qendra Kombëtare për Uragane me bazë në Majami ka deklaruar në revistën e saj se fuqizimi i uraganit pritet të ndodhë gjatë natës dhe ditën e mërkurë, pandaj Michael parashikohet të shkojë në kategorinë e katërt kur të arrijë në Florida.

“Dobësimi pritet të ndodhë pasi Michael të kalojë në shtetet juglindore të SHBA-së”, ka thënë kjo Qendër. Guvernatori i Floridas, Rick Scott, e ka cilësuar këtë uragan me “fuqi përbindëshi” dhe u ka bërë thirrje banorëve të dëgjojnë zyrtarët.

Më lejoni të jem i qartë, stuhia me të cilën po përballen brigjet tona është vrasëse”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.
“Mos i injoroni paralajmërimet e zyrtarëve lokalë, kjo stuhi mund t’iu vrasë. Ne mund të rindërtojmë shtëpinë tuaj, por jo edhe jetën tuaj”, ka thënë ndër të tjera ai.

Megjithatë, zyrtarët lokalë besojnë se një numër i vogël i personave është evakuuar, derisa shkollat dhe institucionet shtetërore janë mbyllur.