Moti i përkeqësuar dhe era e fortë kanë pezulluar lundrimin detar prej dy ditësh.

Sipas raportimeve nga qyteti bregdetar i Vlorës, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është  nisur sot në mëngjes drejt vendit fqinj.

Lundrimi detar është pezulluar që dje në Vlorë, ndërkohë që nuk është lejuar që të dalë asnjë nga mjetet për lundrim.