Eriona Bixha: LRI forumi ku të rinjë ndihen si në familje, ku gjejnë miqësi, qetësi, dashuri

Eriona Bixha.1jpgE lindur në këtë qytet dhe e rritur po këtu. Ajo quhet Eriona Bixha, një 23-vjeçare si të gjithë bashkëmoshatarët e saj, por ajo çfarë e dallon nga të tjerët është përkrahja e madhe e kauzave të këtij qyteti. Eriona është një vajzë e çiltër, e dashur, e qeshur dhe shumë aktive në jetën politike.

Ajo ka vendosur besimin e saj tek e ardhmja e të rinjve, të cilët kanë ëndrra, dëshira, ambicie për një qytet ndryshe plot dritë, gjallëri dhe ngjyra. Tek të rinjtë ajo sheh një forcë dinamike dhe jeton në simbiozë me ta. Të rinjtë për të janë i vetmi burim me të cilët mund të fitosh çdo sfidë, me një vrull dhe energji të pashterueshme.Puna me strukturat studentore nuk ka qenë e lehtë për të, pasi ajo deri dje ishte një studente dhe përfaqësonte më së miri ata që kishin të njëjtat kauza dhe duan të njëjtat sfida. Ditët e angazhimit të saj në politikë filluan të bëheshin të vrullshme pasi të rinjtë kishin nevojë për përfaqësim më të mirë e dinjitoz.

Eriona BixhaFushata për të është një sfidë e vërtetë ku gjumi në ato ditë është luks i palejuar, e teksa mendon me përgjegjësi detyrat, e përpara se të flasë ajo mbushet me frymë, jo se këtë e ka proces biologjik, por sepse duhet të mendohet përpara se të flasë.

Tani puna për të është më e madhe sepse me forcën e kartonit në Këshillin Bashkiak ajo përfaqëson çdo qytetar të Tiranës dhe kauzat e tyre nga ai këshill, ku marrin jetë të gjitha vendimet për më shumë plane zhvillimi, më shumë shkolla, më shumë parqe për fëmijët, më shumë mbështetje për të pastrehët, për romët, për moshën e tretë dhe gjithcka që shqetëson qytetarët.

E teksa heshtja e saj flet dhe buzëqeshja gjithashtu, e teksa të mëson se si të flasësh kur heshtja nuk duhet të jetë prezente, si të marrësh guximin kur bota ju përket guximtarëve, si të debatojmë me një fund të paqtë, si të mos ngjasojmë me askënd kur ne jemi modeli, e ku jeta nuk duhet të matet me numrin e frymëmarrjeve, por me çastet që të lë pa frymë duke menduar për të gjithë, se si të jesh pjesë e të gjithëve kur ti je vetëm një, e ku e përditshmja jonë është edhe e zakonshmja e saj por duke kuptuar qartësisht se jeta është dije dhe jo thjeshtë mirëqenie.

Eriona është një provë e gjallë e një njeriu të zakonshëm që ju dhuron gjithë pozitivitetin atyre që e rrethojnë. Kritikat nga ajo nuk janë të zakonshme, pasi analizon në detaje konceptin, pas çdo problemi mendon natyrshëm zgjidhjen.

Por ajo çfarë Eriona mendon është e qartë, sepse në sytë e të rinjve lexohet një epokë e re e cila ka qenë historikisht pengesë e së shkuarës.

Burimi:(Integrimi.al/E Ç)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al