Erisa Xhixho: Biznesi i vogël në kushtet e mbijetesës po ngarkohet me një barrë më shumë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me protestën e tregtarëve ditën e sotme kundër TVSH të vendosur nga qeveria.

Sipas Xhixhos, tatimi i ri është një barrë e re që i ngarkohet biznesit të vogël, ndërsa ka treguar respekt të plotë ndaj atyre që sot për rreth një orë ulën qepenët e dyqaneve në shenjë bojkotimi.

STATUSI I PLOTË:

Biznesi vogël në kushtet e mbijetesës po ngarkohet me një barrë më shumë. Me TVSH do rriten kostot e tyre dhe padyshim çmimet për konsumatorët. Sot morën në dorë fatet e tyre me protestën 1 orëshe pasi kjo qeveri arrogante prej muajsh nuk i dëgjon.

Respekt për protestën e tyre legjitime dhe përkrahje maksimale ndaj kësaj padrejtësie që po i bëhet këtyre bizneseve që mbajnë familjen dhe që arrijnë të nxjerrin vetëm 1 rrogë çdo muaj sa për të mbajtur familjet e tyre me bukë.

Kjo nuk është qeveria që duam dhe çdo shqiptar po e kupton, ndërkohë siç u pa sot ata që e votuan janë me të penduarit. Mosbindja civile vazhdon…

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al