Erisa Xhixho: Gara për lidershipin e ri të LSI-së, rrit frymën e përfaqësimit politik

erisa-xhixhoMe garën për lidershipin e ri të partisë, Lëvizja Socialiste për Integrim synon të rritë frymën e përfaqësimit politik. Këtë e ka shprehur kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, në rubrikën “Opinion” në “News 24”.
Lidhur me tre kandidaturat për kreun e LSI, Xhixho u shpreh e kënaqur për faktin se ka një garë reale brenda partisë.
“Jam shumë e kënaqur që ka një garë reale brenda LSI në zgjedhjet për kryetar, pasi debatet, platformat, diskutimet e zhvillojnë partinë dhe e hapin atë drejt mendimit ndryshe në funksion të përmirësimit të vetvetes. Kam mundur të njihem me disa nga mendimet e kandidatëve, pasi ende jemi në fillimet e garës. Mendoj që është e rëndësishme që të tre kandidatët janë për hapjen e partisë drejt intelektualëve, rinisë dhe përfaqësimin dinjitoz të tyre. Mendoj se janë tre platforma shumë të rëndësishme që po diskutohen”, tha ajo.
Xhixho thotë se procesi i riorganizimit të LSI do t’i shërbejë shumë edhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017, pasi do të evidentohen dhe promovohen drejtues të rinj në gjithë vendin.
“LSI ndodhet në një moment shume të rëndësishëm siç janë zgjedhjet të cilat kanë si synim fuqizimin e partisë dhe hapjen e saj, duke i dhënë mundësi çdo personi të zgjidhet dhe të zgjedhë që nga organizata bazë e deri te kryetari i partisë, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’”, tha Xhixho.
Xhixho ka komentuar edhe deklaratat e bëra nga garuesit për kreun e LSI se kjo parti mund të dalë forcë e parë në zgjedhje, dhe të ketë dhe ‘Kryeministrin’.
“Besoj se LSI i ka të gjitha kapacitetet njerëzore dhe potencialet për të qenë forcë e parë politike në vend. Dhe besoj se këtu jemi në legjitimitet të çdo force politike e cila synon të ketë më shumë numra dhe më shumë mundësi për implementimin e platformave të tyre. ideja e tyre për të patur kryeministrin e ardhshëm të LSI, pse jo. Nuk ka asgjë të keqe për sa kohë ata besojnë se LSI në 2017 mund të jetë realisht force e parë politike, forcës së parë politike i takon edhe kryeministri”, tha Xhixho.
Ajo vë në dukje se sipas statusit do të zhvillohen zgjedhjet për delegatët në Konventën Kombëtare të LSI-së, ku 50% e delegatëve do të jenë gra dhe vajza, ndërkohë 30% do të vinë nga LRI.
Sakaq, Xhixho u shpreh se, “Shqipëria ka nevojë për të rinj të mirëarsimuar dhe të kualifikuar, në mënyrë që t’i shërbejnë sa më mirë interesave të qytetarëve në qeverisje dhe të sigurojnë një përfaqësim sa më dinjitoz të tyre”.
Lidhur me reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE, Xhixho tha se “Do të ndryshojë raporti i sistemit të drejtësi me qytetarët. Dhe zbatimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Ne kërkojmë që hapja e negociatave të fillojnë me kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut”.
Duke folur për fondet IPA, Xhixho tha se ky është një instrument që i vjen në ndihmë vendeve që duan të bëhen anëtare të BE. Sipas saj, “këto financime ndihmojnë në plotësimin e standardeve në kuadër të integrimit. Këto fonde mbështetin si sektorë të rëndësishëm, administratën publike dhe punësimin”.

(Burimi:Balkanweb.com/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al