Erisa Xhixho: “LSI pas 13 vitesh sërish duke forcuar vlerat dhe idealet tona”

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Eris Xhixho ka qenë pjesë e një sërë aktiviteteve që struktura e LSI dhe LRI Fier ka organizuar me rastin e 13 vjetorit të themelimit të LSI-së në arenën politike.

Xhixho ka shpërndarë disa momente kryesore nga aktivitetet e sotme të LSI dhe LRI Fier. Mëposhtë keni edhe statusin e shëprndarë në faqen zyrtarë të nënkryetares së LSI-së:

“Sot eshte dita e themelimit te LSI data 6 Shtator kur une dhe shume kolege vendosem te themelonim nje parti ndryshe me vlera qartesisht te majta, ku kujdesi ndaj njerezve dhe sherbimi ndaj tyre jane paresor. Parti qe do mbeshteste te rinjte dhe grate, vajzat. Sot mbas 13 vjeteve duhet te forcojme vlerat tona, ndaj dhe vendosem qe ne kete dite nen moton pergjegjesi sociale se bashku me LRI te mbjellim disa peme prane shkolles “Petro Sota”, Fier. Pasi ne besojme qe kontributi vullnetar ne dobi te komunitetit na ndihmon te ndertojme nje shoqeri me vlera dhe me shume solidare. Mesazhi jone eshte mbrojtja e mjedisit per nje jete te shendetshme e te paqte. Uroj qe ky kontribut i joni te sherbeje si frymezim edhe nga qytetare te tjere, institucione, pushtet vendor per te qene miqesor me mjedisin. Gezuar gjithe themeluesve dhe anetareve te LSI dhe misioni vazhdon!”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al