Erisa Xhixho: Premtoj që LRI Talent Show do të jetë traditë e përvitshme sepse të rinjtë meritojnë gjithë përkushtimin dhe mbështetjen time.

Mbrëmjen e djeshme, të rinjve të LRI Fier  ju dha shansi të tregojnë talentin e tyre nëpërmjet Talent Show LRI. Këta të rinj kanë shkëlqyer në performancën dhe mesazhet pozitive që përcollën  në sallën e teatrit të Patosit.  Në këtë aktivitet kanë prezantuar në skenë, numra kercimi, recitimi, aktrimi dhe këngë. Të pranishëm në aktivitet ishin Kryetari i kuvendit,Ilir Meta, artistë si  Eneda Tarifa, Bes Kallaku, Oni Pustina, Leart Vasili, Olsi Bylyku, Ervin Bejleri, Ola Harizaj, Iv Tase si dhe kandidatët për deputete të qarkut Fier.

E pranishme në këtë takim ishte dhe kandidatja e LSI për qarkun e Fierit, Erisa Xhixho  e cila premtoi që LRI Talent Show do të jetë traditë e përvitshme sepse të rinjtë meritojnë gjithë përkushtimin dhe mbështetjen e saj.

Në një postim në faqen e saj zyrtare Xhixho u shpreh se këta të rinj kishin shkëlqyer në performancën dhe mesazhet pozitive që përcollën.

“Kjo është politika që duam. Politika e shanseve për çdo të ri! “, ka vijuar Xhixho.

Statusi i plotë

Premtoj që LRI Talent Show do të jetë traditë e përvitshme sepse të rinjtë meritojnë gjithë përkushtimin dhe mbështetjen time. Kjo është politika që duam. Politika e shanseve për çdo të ri! #NjëShansPërRininë #NjëShansPërTëGjithë

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al