Erisa Xhixho: Qëndrimi i shprehur i Shqipërisë gjatë votimit të rezolutës për njohjen e Jeruzalemit në OKB, është edhe një herë simptomë e mungesës së aftësive diplomatike të leadershipit në detyrë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku shprehet se qeveria aktule po tregon paaftësi të theksuar për të mbajtur pozita të ekuilibruara, për tu bërë urë lidhese ndërmjet miqve tanë, dhe këto qëndrime politike vënë në rrezik të theksuar vijueshmërinë e mardhënieve tona me miqtë si SHBA, të cilët janë partner i domosdoshëm për ecurine ekonomike e sociale të vendit tonë.

Më poshtë statusi i plotë:

Qëndrimi i shprehur i Shqipërisë gjatë votimit të rezolutës për njohjen e Jeruzalemit në OKB, është edhe një herë simptomë e mungesës së aftësive diplomatike të leadershipit në detyrë dhe mungesës së kurajos për të mbajtur qëndrime politike koherente në arenën e mardhënieve shumëpalshe.

Kjo votë, ky qëndrim arrogant dhe mosmirënjohës ndaj Shtetit tonë mik e partner SHBA, është gafë diplomatike, në një situatë ku siç shihet nga rezultati i votimit, delegacioni ynë ka patur mundësinë të mbajë një qëndrim më të moderuar dhe në përputhje me interesat kombëtar, duke ABSTENUAR, sëbashku me një pjesë të shteteve anëtare të BE.
Qëndrimi politik i udhëzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, nuk ka qënë rrjedhojë e konsultimeve të mjaftueshme për vendimarrje në një tematike që SHBA e ka prioritet numër 1 në OKB.

Qeveria aktule po tregon paaftësi të theksuar për të mbajtur pozita të ekuilibruara, për tu bërë urë lidhese ndërmjet miqve tanë, dhe këto qëndrime politike vënë në rrezik të theksuar vijueshmërinë e mardhënieve tona me miqtë si SHBA, të cilët janë partner i domosdoshëm për ecurine ekonomike e sociale të vendit tonë.

Burimi:(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al