Erklent Krifsa : LRI është gati për t’i dhënë zgjidhje çdo sfide dhe shqetësimi që ka sot rinia shqiptare.

Ditën e djeshme LRI e Tiranës zhvilloi takime në çdo lagje, me çdo të ri dhe çdo banor për të punuar mbi një plan konkret i cili do krijojë më shumë shanse për një sistem arsimor më të mirë, për vende pune të mirëpaguara.

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim Tiranë, Erklent Krifsa është shprehur në një status në rrjetin social Facebook se LRI është gati për t’i dhënë zgjidhje çdo sfide dhe shqetësimi që ka sot rinia shqiptare.
“LRI është gati për t’i dhënë zgjidhje çdo sfide dhe shqetësimi që ka sot rinia shqiptare, sepse LRI punon çdo ditë pa u lodhur, për një të tashme më të mirë.Ne jemi solidar, bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, kjo na bën të thjeshtë dhe shumë të fortë”,tha Erklent Krifsa.
Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjithëve për Konventën që do të mbahet tek pallati i sportit “Asllan Rusi”.
“Më datë 9 prill, ora 10:30 tek pallati i sportit “Asllan Rusi”, LRI do të ketë mbështetjen maksimale nga rinia dhe rinia do të ketë përkujdesin maksimal nga LRI” ka vazhduar ai.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al