Erklent Krifsa: LRI shpresa e çdo ëndrre rinore

erklent2Lëvizja Rinore për Integrim është forumi ku ndjeshmëria e problemeve dhe vështirsive që çdo i ri po kalon, është shumë e madhe. Rinia shqiptare po kalon një moment të vështirë në bashkëjetesën e vendit. Ëndrrat e tyre nuk përputhen me reformat e ndryshme arsimore dhe ekonomike, ato nuk përputhen as me papunsinë dhe as me kanabisin. Ëndrrat e rinisë shqiptare përputhen me ëndrrat e çdo bashkëmoshatari europian, prandaj dhe tendenca e të rinjve është për tu larguar nga vendi.

Marrëveshja që LRI ka bërë me çdo të ri që vjen nga familjet e thjeshta, por të cilët kanë ëndrra dhe ideale të çmuara, është siguria që çdo i ri duhet të krijojë në vendin e tij, është orientimi në profesionalizmin, meritokracinë dhe kushteve të barabarta në konkurim, është informimi duke bërë të mundur që çdo politikë dhe reformë që do ndërmerret të jetë transparente dhe në dobi të çdo të riu.

Përfshirja e të rinjve në vendimmarrje është shpresa që në zgjedhjet e ardhshme Shqipëria të shkëputet përfundimisht nga vitet e vështira të tranzicionit. Lëvizja Rinore për Integrim do ketë grupin e saj parlamentar brënda LSI në mandatin e ardhshëm parlamentar dhe ky është një tregues që Ilir Meta dhe LSI mbrojnë dhe suportojnë çdo ëndërr rinore.

Data 6 Nëntor shënjon ditën e zgjedhjeve brënda Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku LRI Tiranë po ndjek nga afër garën që po zhvillohet. Bashkëpunimi dhe hapja e partisë ndaj qytetarëve, shoqërisë civile dhe botës akademike, identifikimi i nevojës urgjente për disa politika protektive ndaj prodhimit vendas, si dhe shërbimi për stabilitetin politik të vendit, janë disa nga pikat që LRI mbështet fuqimisht platformat e të tre kandidatëve. LRI është e bindur që gara e zhvilluar është një garë parimesh dhe idesh progresive, ku mbas datës 9 Nëntor, Lëvizja Socialiste për Integrim do dalë më e fortë dhe më e organizuar në të gjithë Shqipërinë.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar përgjegjshmëri jo vetëm te të rinjtë, por te çdo qytetar, duke i ndenjur pranë dhe duke punuar me përulje për reformat që nevojiten për një Shqipëri me standarte europiane.

E vërteta është që vendi ka nevojë për politika punësimi, ka nevojë për shërbime, ka nevojë të ecë më shpejt, prandaj Lëvizja Socialiste për Integrim  punon çdo ditë që e ardhmja të mos bazohet në individë të ndryshëm, por në një sistem të moderuar i cili do bëjë të mundur vazhdimsinë politike të vendit.

LSI tregon çdo ditë dhe më shumë që është faktori stabilizues dhe negociues midis forcave politike në vend duke i shërbyer kështu një fryme konstruktive e cila realizon përshpejtimin e disa reformave jetike për vendin. Shqiperia duhet të ecë përpara me hapin e ëndrrave të të rinjve, prandaj ne jemi gati të përshpejtojmë ritmin në mënyrë që të rikthejmë shpresën e çdo qytetari, që kontributin e tij ta japë në Shqipëri.

Erklent Krifsa 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al