Erklent Krifsa: Tirana që thonë dhe Tirana që vërtetë është

Kryetari i LRI-Së për Tiranën, Erklent Krifsa me anë të një postimi ka reaguar kundër kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke i kërkuar llogari për të gjitha ndryshimet e bëra në kryeqytet.

Sipas Krifsës, sot një rrogë mujore e çdo familje shkon për taksat vjetore të vendosura, teksa ka shtuar se pallatet po ndërtohen pa masë.

POSTIMI:

Tirana qe thone dhe Tirana qe vertete eshte.

Ti po me thua qe ke bere ambiente çlodhese tek parku i liqenit?

Je pikerisht ti dhe ai kryetari yt që copëtuat liqenin tonë, duke ja dhuruar oligarkeve për të prishur ate që liqeni dikur të ofronte.

Ti po me thua qe Tirana sot si kurre me pare ka nje park olimpik?

Je pikerisht ti dhe ai kryetari yt qe zhduket fushat e Partizanit, tashme kompleks pallatesh. Zhduket fushat e Ali Demit, aneksin e Qemal Stafes dhe stadiumit Dinamo. Po fusha e Beksave ku eshte sot?
Ja, ti dhe ai kryetari yt i zhduket nga faqja dheut dhe kërkoni të na hidhni hi syve. Ne nuk harrojmë.

Ti po me thua qe Tirana sot ka nje shesh te ri?

Cfare ofron ky shesh me shume se nje ambient ku mund te parkosh dhe ku ndonje artist performon për argëtim të rastit? Asgje! Është një saç gjigant ku nuk i shpëton dot diellit.
Si ndeshjet dhe koncertet i kam ndjekur edhe më parë, te pedonalja dhe sheshi Nënë Tereza. E pra sheshi yt nuk më afron asgjë më shumë!

Mjaft me the te paverteta. Nuk më bën dot për budalla! T’i numeroj unë të vërtetat e tua.

Sot nje rroge mujore e cdo familje shkon per taksat vjetore te bashkise, qe ne perditshmeri nuk ofron asgje me shume se cfare ofronte me pare.

Per te gjithe ata qe kane makina, i bere parkimin aq te shtrenjte sa vendet me te zhvilluara perëndimore në një kohë kur makina është bere doemosdoshmeri për sa kohë transporti yt publik nuk përmbush asnjë kriter europian. Aq edhe me keq per ata që përdorin autobusët, sepse ti u rrite bileten e autobuzit me 10 leke. Një qytetar qe merr dy autobusë per te shkuar ne pune, paguan 12 mije leke te vjetra ne muaj me shume se me pare, sa një rrogë e mirë ditore.

Trafiku sot eshte me i renduar se kurre.

Pallatet sot po ndertohen si ne kohen e kryetarit tend.

Jetët e fëmijëve janë në rrezik nën tavanet e shkollave te rikonstruktuara nga ti që po bien pa bere vitin.

Sa e sa para të çuara dëm për kartën e rinisë, që sot e kësaj dite ngelet akoma nje ëndërr!

Teatri sot po jepet me PPP, si shume hapsira te tjera, qe i perkasin qytetareve.

Dhjetra biznese te vogla mbyllen cdo jave ne Tirane, sepse nuk e perballojne dot konkurencen e pandershme qe ti dhe kryetari yt keni krijuar dhe që po tentoni ta ktheni ne sistem, ne menyre qe perfituesit te jene te njëjtët dhe kur ju te ikni nga pushteti.

Ti me thua qe Tirana nuk ndalet, por e verteta eshte qe Tirana nuk ndalet se fundosuri cdo dite e me shume, sepse ajo po shkaterrohet ne nje mënyrë të patjetërsueshme. S’ka me shprese per kende lojrash, ska as shprese per hapesira te gjelbërta brenda unazes.

Ska me shprese qe ti te jesh ai qe do e rregullojë Tiranen per qytetaret, sepse ti e shite Tiranen tek oligarket e tu dhe te kryetarit tend.

Me vjen keq per kete realitet te hidhur te qytetareve, te cilet vuajne pasojat e maskes së djalit te mire i cili vjedh cdo dite e me shume xhepat tane.

Tirana është kthyer në trend Instagrami. E bukur dhe e kuruar me filtra në foto. Shkrepen fasada pa jetë, në një kohë që pas kamerës tënde, qytetarët janë në beteja të përditshme me jetesën e vështirë, me shërbimet që mungojnë dhe varfërinë.

Burimi: (integrimi.al/T.I)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al