Pas një rënieje të frikshme javën që shkoi, ku monedha euro preku pikën më të ulët në 10 vite, kësaj jave gjërat kanë ndryshuar në favor të monedhës së përbashkët europiane.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë sot një euro është këmbyer me 125.06 lekë, duke shënuar një rritje me 0.12 pikë vetëm ndaj ditës së djeshme.

Që nga dita e fundit e tetorit euro ka shënuar rritje përballë lekut në kursin valutor.

Një nga arsyet e forta se pse euro po pësonte rënie ishte qarkullimi i ulët i lekut, çka bënte që euro të ishte “e bollshme” në tregun vendas, por një faktor tjetër që ia dha shtysën për të rënë në nivelet më të ulëta ishte edhe rënia e saj në bursat ndërkombëtare.

Sipas ekspertëve tashmë euro është në nivel normal dhe tregu është i stabilizuar, prandaj nuk paraqitet nevoja për ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë.