Europë, vjen ngarkesa e parë me gaz natyror

MEGI-type-vessel

Dërgesa e parë e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Portugali. Ky zhvillim mund të pengojnë dominimin e Rusisë në tregun europian të gazit e të ulë çmimet për konsumatorët.Çisterna amerikane “Creole Spirit” mbërriti të mërkurën në portin e Sines, në Portugali, me një ngarkesë nga kompania “Cheniere Energy” me bazë në Hjuston të Teksasit.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe filluan zgjerimin e eksportit në tregjet jashtë vendit në fillim të këtij viti.

Kjo është ngarkesa e parë që mbërrin në Europë, por prodhuesit amerikanë kanë dërguar tashmë gaz në Argjentinë, Brazil dhe Indi.

Nga përllogaritjet e “Deutsche Bank”, brenda 10 vjetësh Amerika mund të kthehet në furnizuesin kryesor të Europës me gaz natyror.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë mbyllur kanalet e zakonshme me të cilat Europa merrte një të tretën e gazit që i nevojitej, duke e lënë tregun e hapur për eksportuesit amerikanë. Firma Cheniere gjithashtu ka marrëveshje për dërgesa gazi në Francë dhe Britani në vitet e ardhshme.
Moska e furnizon kontinentin e vjetër me afro 40% të energjisë, ndërsa gazsjellësit e saj kryesorë kalojnë në Ukrainë.

Falë kthesës së madhe në teknologjinë e thyerjes hidraulike dhe “revolucionit të gazit argjilor”, Amerika arriti të kthehej vitet e fundit në prodhuesin më të madh të gazit natyror në botë, por meqenëse nuk ka gazsjellës nëpër Atlantik, me qëllim që ai të eksportohet në Europë, asaj i duhet ta konvertojë gazin e vet në gjendje të lëngët dhe ta transportoje me anije çisternë.

(Burimi:Top channel/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al