F1, Hamilton siguron “pole position”
21:16 | 06 Tetor 2018
Lewis Hamilton konfirmohet si pretendenti kryesor, pa rivalë, në garën e nesërme për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1.
Sot në provat zyrtare në pistën e Suzukës, britaniku i Mercedesit siguroi “pole position”-in e 80-të në karrierë. Kampioni i Botës, i cili kryeson klasifikimin e Botërorit të Formulës 1, la pas shokun e skuadrës Valtteri Bottas. Në vijën e dytë të nisjes do të jenë Max Verstappen e Kimi Raikkonen.
Ndërkaq, gjërat shkuan shumë keq për ferraristin tjetër, Sebastian Vettel, i cili regjistroi vetëm kohën e 9-të, pas një sërë gabimesh fatale në xhiron më të mirë me gomat e buta, përpara nisjes së shirave.