Facebook po mbledh informacione të reja shëndetësore rreth përdoruesve duke përdorur inteligjencë artificiale, për të zbuluar në kohë rastet e vetëvrasjeve.

Algoritmi i krijuar prek pothuajse çdo postim që përdoruesit bëjnë në rrjetin social dhe, si detyrë ka vlerësimin e çdo pjese të përmbajtjes në një shkallë nga zero në një. Në këtë rast një shpreh gjasat më të larta për vetëflijim.

Gjithsesi ky proces i mbledhjes të të dhënave ka shqetësuar një analiste politike në Qendrën për Demokraci dhe Teknologji, Natasha Duarte.

Ajo është shprehur:

Mendoj se ky duhet të konsiderohet si informacion i ndjeshëm shëndetëso. Kushdo që po grumbullon këtë lloj informacioni ose që po nxjerr këto konkluzione rreth njerëzve, duhet ta konsiderojë atë si informacion të ndjeshëm shëndetësor dhe ta trajtojë me të vërtetë si të tillë”.
Ligjet për mbrojtjen e të dhënave, që rregullojnë informacionin shëndetësor në SHBA, aktualisht nuk zbatohen për të dhënat që krijohet nga algoritmi i parandalimit të vetëvrasjeve të Facebook-ut, sipas Duarte-s.

Ky algoritëm u krijua nga Facebook fillimisht në vitin 2017 kur një numër i madh vetëvrasjesh u transmetuan direkt nga rrjeti social.