Pasditen e 13 marsit, Facebook dhe Instagram nuk funksiononte për miliona përdorues në të gjithë botën. Dje u tha se po punonin për të zgjidhur situatën, por e vërteta nuk është kështu.

Një artikull nga “New York Times” ka zbuluar se janë përfshirë në një skandal të madh të shpërndarjes së të dhënave në kompani të mëdha teknologjie. Për këtë arsye, po bëhet një hetim ndaj Facebook.

Sipas raportit, një juri e madhe nga Nju Jorku ka marrë dy krijues të njohur të celularëve për të zbuluar nëse të dhënat janë shpërndarë në të vërtetë.

‘’Këto akuza janë absurde. Ne do bashkëpunojmë me hetuesit deri sa ata të binden se Facebook nuk ka kryer asnjë akt kriminal. Për ne përdoruesit tanë janë më të rëndësishmit’’, është shprehur drejtori i Marrëdhënieve Publike të ‘Facebook’, Chris Cox.

Kujtojmë se në dhjetor të 2018, prestigjozja amerikane solli një tjetër raport ku tregonte se të dhënat janë shpërndarë  në më shumë se 150 kompani. Kjo nuk është hera e parë që Facebook përfshihet në një skandal të tillë.