Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të ekzekutuar 52 vjeçarin brenda në ambientet e lokalit të tij.

Dera e parme e lokalit ka qenë e mbyllur dhe policia shkencore do të përcaktohë kohën kur është kryer ekzekutimi i Enver Boriçit.

Familjarët janë telefonuar policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat.

Ende nuk kemi pistë zyrtare ku po hetohet por burimet bëjnë me dije se një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes së vjetër.

Enver Boriçi është babai i tre fëmijëve dhe më përpara ka kryer një dënim prej 3 vitesh e gjysmë.