FAO në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, projekt për ushqimin e fëmijëve në shkolla

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, organizuan më 25 tetor 2016 një seminar mbi përgatitjen e një projekti për ushqimin e fëmijëve në shkolla. Në seminar ishin të pranishëm përfaqësues nga disa ministri që do të përfshihen në këtë projekt, si Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, e Arsimit, Shëndetësisë, Mirëqënies Sociale, etj.

Gjithashtu, në takim merrnin pjesë edhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik, të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, përfaqësues të shkollave dhe të agjencive që punojnë në vendin tonë në fushat e ushqimit, edukimit, shëndetit, mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), UNICEF, Save the Children, World Vision, si dhe ekspertë të FAO-s e të institucioneve hungareze në fushën e ushqimit të fëmijëve në shkollë.


FAO, në bashkëpunim me të gjithë partnerët e mësipërm synon të hartojë dhe zbatojë një projekt pilot në vendin tonë, i cili do të mbështetet në disa kolona kryesore. “Furnizimi i shkollave me ushqim të prodhuar në fermat shqiptare, me përparësi produktet organike. Kjo do të mbështesë prodhimin e ushqimit vendas me cilësi dhe siguri të lartë”, është një projekt i diskutuar në këtë seminar, ku u diskutua dhe për kontrollin e ushqimit nga ferma deri në shkollë, për të siguruar një ushqim të shëndetshëm dhe të sigurtë për fëmijët.


Edukimi i fëmijëve, mësuesve, dhe prindërve me konceptet e një ushqimi të shëndetshëm dhe të sigurt, si dhe hartimi i programeve për zbatimin e këtij modeli në të gjithë vendin’, ishin dy çështjet e tjera për të cilat u diskutua në seminarin e organizuar nga FAO dhe MBZHRAU.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al