Ferdinand Deda, dirigjenti i madh që realizoi mbi 300 koncerte, sot ka ditën e tij të lindjes por askush nga zyrtarët e Kulturës nuk u kujtua sot për këtë njeri të madh të artit shqiptar.

Është djali i tij, kantautori Elton Deda ai i cili nuk mund ta harrojë të atin.

“Ta gëzosh Ditelindjen, Babi. Nuk harrohesh kurrë”, shkruan Ton Deda.

Ferdinand Deda lindi në Peqin më 5 shkurt të vitit 1941. Ai është themelues i koncerteve pranverore në RTVSH. Më 1997 u shpall fitues i “diskut të artë”. Është nderuar me titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”.

Ferdinand Deda u nda nga jeta më 24 gusht të vitit 2003, në moshën 62-vjeçare.