Sekretari për politikën e jashtme të LSI-së, Eriol Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në Faceboo për protestën e organizuar nga gazetarët

“Gati 3 vite prej miratimit të reformës në drejtësi e cila do garantonte barazi para ligjit e një Shqipëri më pranë demokracive perëndimore, nevoja e gazetarëve për të organizuar një protestë kundër dhunës së ushtruar nga institucionet e shtetit ndaj tyre e fjalës së lirë, tregon sa larg është Shqipëria prej standarteve evropiane dhe sa emergjente është për të gjithë dhënia fund e pushtetit të padrejtësive dhe krijimi i një sistemi të ri vlerash që do i shërbejë brezit të ri për të ndërtuar të ardhmen këtu e jo në azil.”-shkruan Braimllari

Gati 3 vite prej miratimit të reformës në drejtësi e cila do garantonte barazi para ligjit e një Shqipëri më pranë…

Publiée par Eriol Braimllari sur Dimanche 14 avril 2019