Fermerët, vështirësi për mbjelljet e reja

Fermerët e Divjakës  kanë filluar që të  përgatisin serat për mbjelljet e reja. Ata thonë se çmimet për punimin, plehrat kimike, farërat dhe gjithçka tjetër nuk kanë ndryshuar. Ato shkojnë në 200 mijë lekë për një dynym. Por, ndryshe nga një vit më parë, çmimet e shitjes me shumicë të domateve kanë rënë nga 120 lekë në 60 lekë. “Nuk kemi fitim.

Sivjet është në rënie fare”, thonë fermerët. Një pjesë e tyre po mbjellin për të siguruar ushqimin e tyre. Ndërkohë që shumë prej fermerëve nuk shtojnë sipërfaqet e mbjella sepse nuk kanë garanci në shitjen e prodhimit. “Nuk e mbuloj dot serrën sepse plastmasi është shumë shtrenjtë. Ne kërkojmë të na ndihmojë shteti, ta ulë pak çmimin e plehrave dhe pesticideve”, thotë një fermer.

Grumbulluesit thonë se fermerët duhet të bëjnë marrëveshje me ta në mënyrë që shitjet të jenë të garantuara: “Ata që kanë negociuar me magazinat kanë dalë shumë të kënaqur”. Në fshatin Goricaj ka 50 hektarë me serra. 10 prej tyre janë shtuar vetëm dy vitet e fundit.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al